​Olsi sygjeron Damianon: Të mësoj
të fitosh 100 mijë euro në një rrugë

​Olsi sygjeron Damianon: Të mësoj<br />të fitosh 100 mijë euro në një rrugë
Puntata e sotme e “Fan Club” të BIG BROTHER 9, me moderatore Albana Osmanin dhe opinionist Olti Currin, ka nisur me një moment tepër delikat.

Në një çast kur Olsi ka qenë duke debatuar me Damianon, Olsi në tone të larta i thotë Damianos: “Hajde me mua të të mësoj të fitosh 100 mijë euro në një rrugë” duke nënkuptuar kështu që të merret me drogë.

Olti Curri ka thënë se ky rast duhet të ndiqet edhe nga policia sepse kjo është e patolerueshme dhe nëse është thënë me shaka kjo nuk ka kuptim.

“Aty brend të gjithë japin mesazh, me shpresën që njerëzit të çojnë mesazh duke i mbrojtur, Olsi përmend këto sepse këto çunat që thotë mund ta votojnë por kjo nuk është gjithmonë e suksesshme. Jo përzieva mallin, shita mallin, i bëj 100 mijë euro, po nëse i bëjë këto nuk do ishe në Big Brother sepse nuk do kishe nevojë për ato lekë. Nuk është çudi që Olsin ta shofim këtu herës tjetër me këto gabime që bën!” – është shprehur Olti.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës