​Përkujtohet 10 vjetori i vdekjes së
At Zef Pllumit, figurë e letërsisë

​Përkujtohet 10 vjetori i vdekjes së<br />At Zef Pllumit, figurë e letërsisë
Lezha ka sjellë në kujtese "At Zef Pllumin ". Në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të tij, Bashkia e Lezhës organizoi një aktivitet përkujtimor, ku merrnin pjese studiues, shkrimtar, miq, bashkëpunëtor si dhe të afërm të françeskanit të njohur, që vuajti shumë gjatë regjimit komunist.

Të pranishmit referuan mbi jetën dhe veprën e At Zef Pllumit.

“Ne jemi të vegjël përpara figurës së tij, kontributit që ka pasur, asaj që ndërtoi dhe asaj që la pas. Për kujtesën e të gjithëve e sidomos të të rinjve, më lejoni të  them që është një kënaqësi e madhe të jemi këtu së bashku me rinjtë sepse është si të kemi vënë një amanet të tij, që historia dhe kujtesa të mbetet mes nesh e të përcillet” tha Suela Bala, përgjegjese e Bibliotekes Lezhe

Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj u shpreh se At Zef Pllumi është një pjese e historisë së kombit shqiptar e cila nuk duhet harruar asnjëherë.

“Më vjen shumë mirë që jemi të ndjeshëm ndaj këtyre aktiviteteve. Personazhi i tij duhet kujtuar është pjesë e historisë së kombit”, tha Frrokaj.

At Zef Pllumi do të mbesë gjatë në memorien e të gjithëve për veprimtarinë e tijë të shkëlqyer si klerik dhe shkrimtar gjithashtu edhe për kalvarin e vuajtjeve për 26 vjet në burgjet e komunizmit. At Zef Pllumi ka ndërruar jetë me 26 shtator të vitin 2007, moshën 83 vjeçare.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur