TIRANE-Për të tretin tremujor rresht, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) vijoi rritjen në tremujorin e parë të vitit 2017, njoftoi dje Banka e Shqipërisë.
Rritja e këtij treguesi, sipas BSH, reflekton kryesisht përmirësimin e besimit të bizneseve, ndërkohë që besimi i konsumatorëve regjistroi rënie. Niveli aktual i TNE qëndron mbi mesataren historike, duke filluar nga tremujori i tretë i vitit 2016.
Industria
Pas rënies së regjistruar në tremujorin e katërt të vitit 2016, treguesi i besimit në sektorin e industrisë, u rrit 4.3% gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Përmirësimi i tij reflektoi kryesisht zhvillimet pozitive të balancës së prodhimit industrial (+14.8 pikë përqindje). Ndërkohë, balanca e gjendjes financiare së bizneseve rezultoi në përmirësim.
Ndërtimi
Rritje më të madhe shënoi sektori i ndërtimit, që duket se e ka kapërcyer situatën e krizës së disa viteve më parë. Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit u rrit 5.9% në tremujorin e parë, duke iu afruar nivelit të mesatares së vet historike. Në rritjen e tij ndikoi kryesisht përmirësimi i balancës së kontratave porositëse (+10.8 pikë përqindje). Për sa i takon balancës së gjendjes financiare, ajo rezultoi me rënie gjatë tremujorit në analizë.
Shërbimet
Tendenca më e lartë e rritjes u shënua në treguesin e besimit në sektorin e shërbimeve, që vijoi edhe gjatë tremujorit të parë (+10.1 pikë përqindje). Rritja e vazhduar e TBSH-së, duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2016, e ka zhvendosur treguesin rreth 26.9 pikë përqindje mbi mesataren historike të tij.
Niveli më i lartë i treguesit të TBSh-së i atribuohet rritjes së të dy balancave formuese, ecurisë së biznesit dhe kërkesës, të cilat shënuan rritje me përkatësisht 7.6 dhe 12.7 pikë përqindje. Balanca e gjendjes financiare së bizneseve të këtij sektori rezultoi gjithashtu më e lartë gjatë tremujorit të parë, ndërkohë që balanca e lidhur me punësimin shënoi rënie.
Tregtia
Edhe treguesi i besimit në sektorin e tregtisë shënoi rritje 2% gjatë tremujorit të parë. TBT-ja qëndron rreth 5.8 pikë përqindje mbi mesataren e tij historike. Përmirësimi i treguesit u përcaktua nga rritja me 5.4 pikë përqindje e balancës së ecurisë së biznesit.
Konsumatori
Vetëm treguesi i besimit konsumator ra 0.4% në tremujorin e pare, megjithatë, duke qendruar rreth 2.1 pikë përqindje mbi mesataren historike të tij. Rënia e vlerës së TBK-së gjatë tremujorit në analizë u përcaktua nga rënia e balancës së blerjeve të mëdha (-4.4 pikë përqindje). Ndërkohë, balancat e tjera formuese kontribuuan në kahun rritës.
Shtëpitë
Rënia e vlerës së treguesit të besimit të konsumatorit gjatë tremujorit në analizë u përcaktua nga rënia e balancës së blerjeve të mëdha në masën 4.4 pikë përqindje. Fjala është kryesisht për banesat
Shërbimet
Tendenca më e lartë e rritjes u shënua në treguesin e besimit në shërbime, që vijoi edhe gjatë tremujorit të parë (+10.1 pikë përqindje). Rritja ka filluar nga tremujori i dytë i vitit 2016
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com