​Pagesa e lejes së lindjes, të gjitha
dokumentat e reja që duhen

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar për herë të parë të gjitha dokumentat që duhen për të përfituar pagesën e barrëlindjes.

Duke filluar nga të vetpunësuarat në fshat deri tek të punësuarat në privat ose shtet, ISSH sqaron se dokumentat duhet të dorëzohen pranë degës locale, në mënyrë që të merret përfitimi i pagesës së barrëlindjes. Por cilat janë dokumentat që duhen për të përfituar këtë pagesë?

Për të vetëpunësuarën në qytet
Raportet e paralindjes dhe pas lindjes. Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti më parë nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatimtaksave).

Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës dhe raporteve). Certifikatë familjare. Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore). Fotokopje të licensës ose të dokumentit të lëshuar nga QKR-ja. Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Për të vetëpunësuarin në qytet
Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti më parë nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatimtaksave). Vërtetim që nuk vazhdon më aktivitetin (duhet të saktësohet data e mbylljes së aktivitetit). Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore). Fotokopje të licensës ose të dokumentit të lëshuar nga QKR-ja. Fotokopje të Kartës së Identitetit. Vërtetim vjetërsie për nënën e fëmijës nga subjekti ku punon ose nga zyra e punës.

Për përfitueset e pagesës së papunësisë
Raportet e paralindjes dhe pas lindjes. Vërtetimi i pagës bruto/neto të subjektit ku ka punuar para daljes në asistencë (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatimtaksave).

Vërtetim page nga zyra e asistencës (të cilësuar datën e pagesës së fundit). Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës
dhe raporteve).

Certifikatë familjare. Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore). Fotokopje të Kartës së Identitetit.
Për përfituesit e pagesës së papunësisë: Raportet pas lindjeje. Vërtetimi i pagës bruto/neto tek subjekti ku ka punuar përpara daljes në asistencë (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim- taksave).

Vërtetim page nga zyra e asistencës (të cilësuar datën e pagesës së fundit). Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore). Vërtetim vjetërsie për nënën e fëmijës nga subjekti ku punon ose nga zyra e punës.

Për të vetëpunësuarat në bujqësi
Raportet e para dhe pas lindjes. Vërtetim vjetërsie në punë (formulari tip i bujkut). Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore). Certifikatë familjare, Certifikatë martese. Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Për të punësuarat
Raportet e paralindjes dhe pas lindjes, Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatimtaksave). Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës dhe raporteve). Certifikatë familjare. Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore). Fotokopje të Kartës së Identitetit. Listë – pagesa.

Për të punësuarat kur birësojnë fëmijë
Raportet pas lindjes. Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatimtaksave). Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës e raporteve). Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës. Fotokopje të Kartës së Identitetit. Fotokopje të dokumentit që ka birësuar fëmijën (cilësuar data).
Për të punësuarit kur të drejtën e përfitimit të lejes së lindjes e ndërpret nëna

Raportet pas lindjes. Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatimtaksave). Certifikatë martese. Certifikatë familjare. Fotokopje të Kartës së Identitetit. Vërtetim për nënën e fëmijës nga subjekti që është rikthyer në punë.

Për të siguruarit që kërkojnë të përfitojnë vetëm shpërblim lindje
Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatimtaksave). Certifikatë martese. Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore). Certifikatë familjare. Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Masa e përfitimit për lejen e lindjes
E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm.

Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës. Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 60 ditë para dhe 63 ditë pas lindjes së fëmijëve. E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është:

a)80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes.

b)50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim.

Për periudhën deri në barazimin e kontributeve që paguajnë të vetëpunësuarit në bujqësi me të vetëpunësuarit në aktivitete jobujqësore, e ardhura për barrëlindje caktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Nëna, që birëson fëmijën e moshës deri në 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj, ka të drejtë për leje pas lindjes, e cila fillon ditën e birësimit, por jo më parë se mbas ditës së 63-të të lindjes së fëmijës, dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga dita e lindjes së fëmijës. Minimumi i lejes për birësuesen është 28 ditë.

Kur një fëmijë është birësuar gjatë lejes së lindjes, nëna që ka lindur do të ketë një periudhë përfitimi deri në ditën e birësimit, por jo më pak se 63 ditë pas lindjes. Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna.
 
 
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati