​Pakti PS-PD reflektohet në KQZ
me ‘dashuri’ votohet vetëm Pro

TIRANE-Asnjëherë më parë nuk e kemi parë trupën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të jetë aq bashkëpunuese mes të gjithë anëtarëve.

Marrëveshja politike PS-PD është reflektuar tashmë edhe ne debatin politik në KQZ, duke marrë shpesh herë edhe vendime ekstra-ligjore nga kjo trupë e cila me drejtimin e Klement Zgurit gjithçka votohet me qetësi, pa xhelozi dhe unanimisht.

Madje edhe votimi për zgjedhjen e nënkryetarit Denar Biba, ndonëse me votim të fshehtë nga anëtarët , e ndonëse për këtë post garonte edhe Bledar Skënderi votimi shkoi 7 me zero. Në këtë drejtim edhe nga Kryetari. por edhe anëtarët u evidentua fakti se trupa e KQZ po merr edhe vendime ekstraligjore duke iu referuar pikërisht marrëveshjes politike.

Realisht jemi në një situatë ekstra-ligjore që buron nga marrëveshja e 17 Majit që fitues është Denar Biba”, tha Klement Zguri, kreu i KQZ.

Kurse Denar Biba shton: “Asnjëherë nuk kam marrë 7 vota. As unë nuk beosj se të shtata i meritoja unë, por jemi koshientë që kjo ishte produkt i marrëveshjes politike”.

Ndërsa anëtarët e KQZ diksutonin për mënyrën e përllogaritjes së kostos financiare të veprimtarive nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa vendimi i pritshëm ishte unanim për këto ndryshime , kryetari i KQZ, Zguri kërkoi që mos të merret kohë me diskutime për çështje për të cilat në fund votohet pro.

Ça kuptimi ka që ne nxijmë cdo gjë dhe në fund miratojmë çdo gjë”, shprehet Zguri.

Po ashtu KQZ votoi unanimisht disa ndryshime në trupat e komisioneve zonale të amdinistrimit të zgjedhjeve në vend, si edhe trupën e vëzhguesve afatgjatë të OSBE-ODIHR.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit