Në protestat e organizuara për shkak të vdekjes së foshnjës e cila u dogj në shtëpinë e saj në Bregun Perëndimor, gjatë zjarrit të hapur nga policia izraelite në afërsi të vendit Bir Zeyt humbi jetën një i ri 21-vjeçar, raporton “Anadolu Agency”.
Sipas informacioneve nga spitali shtetëror në Ramallah, 21-vjeçari Leys el-Haleedi ishte plagosur në gjoks dhe më pas ndërroi jetë.
"Në protestat në afërsi të Bir Zeyt, policia kundër palestinezëve të tubuar kishte përdorur municion të vërtetë. Rezultati i kësaj është vrasja e një të riu", ka thënë Bajeez Hahle, një nga udhëheqësit e Hamasit i cili shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit.
Kolonët hebrenj në Nablus të Bregut Perëndimor gjuajtën të premten me armë zjarri mbi një shtëpi të një familjeje palestineze ku si pasojë mbeti e vrarë një foshnje, ndërsa nga sulmi lëndime morën edhe prindërit e foshnjës. Kjo ngjarje shkaktoi dënime të mëdha të opinionit dhe protesta.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com