​PAN kërkon edhe një javë kohë
para votimit të kryeparlamentarit

​PAN kërkon edhe një javë kohë<br />para votimit të kryeparlamentarit
Deputeti i PAN’it, Pal Lekaj ka kërkuar që të mbahet edhe një takim tjetër konsultativ, të mërkurën e ardhshme.

E më pas, njëri prej përfaqësuesve të PAN’it në takimin në Kuvend me Mikullovcin, tha se mund të thirret vazhdimi i seancës konstituive.

“Ne si PAN jeni të mendimit që të mërkurën e ardhshme të mbahet dhe një konsultë, dhe të enjten apo të premten të mbahet seanca”, propozoi Pal Lekaj.

Nga ana tjetër, kryesuesi i seancës, deputeti i VV’së Adem Mikullovci tha se seanca është thirrur për të enjten dhe të gjithë janë njoftuar me kohë.

“Kjo nuk është një lojë”, tha Mikullovci.

Ndryshe, më herët në këtë takim Enver Hoxhaj ka konfirmuar se koalicioni në fjalë nuk merr pjesë në seancën e 10 gushtit./gazetaexpress

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën