​Paradoksi, Tahiri për Çamët e
Dule kundër Çamëve garojnë në Vlorë

TIRANE-Për Çamët, kundër Çamëve, brenda një liste dy kauza të ndryshme, që mbrohen nga dy individë që do të garojnë nën siglën e PD brenda një qarku, Vlorës.

Dashamir Tahiri, ish-deputeti i PDIU-së, që u bashkua me PD do të jetë i pesti në listën e kandidatëve të kësaj force politike në qarkun e Vlorës.

Ndërkohë dy vende sipër tij, konkretisht i treti në listë ndodhet Vangjel Dule kreu i PBDNJ, parti e minoritetit grek.

Të dy garojnë në Vlorë nën siglën e PD-së.

Tahiri kur u zgjodh deputet në Vlorë u zotua për zgjidhjen e çeshtjes Çame e kjo maksimizoi votën për PDIU-në në qarkun e Vlorës në 2013.

Ndërkohë, Vangjel Dule ,është një ndër kundështarët më të fortë në parlament të çështjes Çame.

Sakaq me këto zgjedhje mesa duket Dashamir Tahiri dhe Vangjel Dule do dalin së bashku për të kërkuar votën e banorëve të qarkut të vlorës, ndonëse kauzat e tyre janë të ndryshme dhe kundështrojnë ashpër njëra-tjetrën.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë

Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë