Është një foto nga Xinhua, ku qyteti duket pakëz. Por kjo pamje ka qenë prej ditësh kështu. Mjegulla e pistë ka pushtuar qytetin, ndërsa kjo fotografi e realizuar ditën e sotme dëshmon një Pekin të qetë.

Jo se Pekini është gjithmonë i tillë, por për shkak se qarkullimi është rralluar aq shumë pasi asgjë nuk dallohet nga njëra-rrugë tek tjetra. Niveli i ndotjes në maksimum, kurse ajri konsiderohet i dëmshëm për frymëmarrjen.

E fundit situatë si kjo e këtyre ditëve është regjistruar në vitin 2015. NARS, sistemi i bazuar në teknologjinë nukleare, biologjike e kimike mati ndotjen aso kohe duke dalë në rezultatin se kohëzgjatja ishte 179 ditë.

Ky sistem më parë informonte vetëm ushtrinë, por aktualisht e bën njoftimin dhe për shtypin, që qytetarët të informohen për rrezikun nga ajri i ndotur.

[gallery]19103[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)