​Pence:Mbështes transformimin
e FSK-së, përmes Kushtetutës

​Pence:Mbështes transformimin<br />e FSK-së, përmes Kushtetutës
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, priti të premten presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, “për të riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë sovrane, demokratike dhe të begattë”.

Nënpresidenti ka vlerësuar udhëheqjen e Thaçit, së bashku me atë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për avancimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Liderët janë pajtuar për rëndësinë e avancimit të reformave, për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe thellimin e rritjes ekonomike. Nënpresidenti ka shprehur mbështetje për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes kushtetutës, dhe për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi”, përfundon komunikata e Shtëpisë së Bardhë./rel

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre