Një 61-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Lagjen “Xhami” në Peqin. Sipas policisë 61-vjeçari me inicialet E.Sh banues në Peqin, është goditur disa herë me thikë për motive të dobëta nga 41-vjeçari me inicialet K.C., 41 vjeç banues po në Peqin. E.Sh, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan, u dërgua për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
Njoftimi i plotë i policisë:
Peqin, Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë referimin e materialeve në Prokurori dhe po punojnë intensivisht për kapjen e shtetasit K.C., 41 vjeç banues në Peqin.
Ky shtetas, në Lagjen Xhami Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur disa herë me thikë shtetasin E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin. Shtetasi E.Sh, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan, u dërgua për mjekim më të specializuar në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com