Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, i akuzuar për evazion fiskal nga autoritetet spanjolle, është shprehur se mund të largohet nga klubi pasi ata nuk e kanë mbështetur në këtë çështje.

Por sipas presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, portugezi e ka thënë këtë nga zemërimi, por nuk do të largohet.

“E di që Ronaldo është i zemëruar, por mendoj se ai do të qëndrojë. Ende s’kam folur me të, dhe e vetmja gjë që duhet bërë është që të presim përfundimin e Kupës së Konfederatave dhe të bisedojmë”, ka thënë Perez.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com