​Pesë studentë mbyten, shkak
shoqja që bënte selfie

​Pesë studentë mbyten, shkak<br />shoqja që bënte selfie
Ngjarje e dhimbshme në Indi, ku 5 studentë afganë kanë gjetur vdekjen pasi janë mbytur në ujrat e një liqeni artificial, në tentativë për të shpëtuar shoqen e tyre.
Zanafilla për ngjarjen e rëndë u bë, pikërisht shoqja që përpiqej për të realizuar një selfie pikante majë një shkëmbi. Ajo u rrëzua në ujë, dhe miqtë tentuan t’a ndihmojnë në çast, por të pafat. Të pestë studentët e moshës 18-20 vjec u mbytën në ujrat e liqenit Dharmasagar, nëTelangana.

Pas 3 orë kërkimesh u nxorën të mbytur trupat e 2 vajzave dhe 3 djemve. “Fatkeqësi sepse niveli i ujit të liqenit ishte tepër i lartë dhe asnjë prej tyre nuk e kishte kuptuar se bëhej fjalë për një thellësi të madhe”, thanë policia lokale mbi ngjarjen.

Por, kjo nuk është ngjarja e parë tragjike që shënohen duke pasur shkak një selfie. Në muajin Gusht, mediat shkruan një artikull ku në botë vetëm gjatë vitit 2015 kanë gjetur vdekjen 27 persona, të gjithë teksa tentonin të bënin një selfie.
Për këtë arsye, autoritetet në Mumbai kanë identifikuar 16 vende ku ndalohet rreptësisht bërja e selfieve.

studente


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri