​Pitt i kërkon falje Aniston:
Më fal të theva zemrën

​Pitt i kërkon falje Aniston:<br />Më fal të theva zemrën
Pas 12 vitesh, Brad Pitt i ka kërkuar falje Jennifer Aniston, ish bashkëshortes së tij, që e la në vitin 2005 dhe u martua me Angelina Jolie.
 
Pas 5 viteve martesë me aktoren e “Friends”, Pitt u dashurua me Jolie gjatë xhirimeve të filmit “ Mr.and Mrs. Smith”, dhe kërkoi menjëherë divorcin.
 
Aktori siç duket është kthyer pas në kohë si arsye e një seance terapeutike në të cilën po merr pjesë që prej divorcit nga Jolie.
 
Brad i ka kërkuar falje Jannifer që i copëtoi zemrën, duke thënë se ajo i ka përballuar të gjitha vuajtjet që ai i ka shkaktuar. Zakonisht ai nuk hapet kështu përsa i përket ndjenjave të tij, por falë terapisë duket se ka mësuar edhe të shprehë ndjenjat e tij.

Ndërkohë i është përgjigjur edhe Jannifer e cila i ka pranuar faljet dhe i tha Pitt të përqendrohet  në jetën e tij.
Jennifer feston së shpejti edhe dy vjetorin e martesës së sajë me Justin Theroux.
 
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal