Janë 13 projekte që pritet të shndërrojnë Tiranën, duke e kthyer në një metropol të denjë për qytetarët që jetojnë aty cdo ditë, por dhe për të huajt si vizitorë.
Projektet përfshijnë banesat sociale, Unaza e dytë dhe e katërt, parqet, tarracet e gjelbërta. Ky plan sipas kryebashkiakut Erion Veliaj nuk do të jetë i fokusuar tek ndërtimi i pallateve, por tek gjelbërimi.
Zhvillimi do të përfshijë cdo zonë të Tiranës, duke sjelle kështu përmiresim të jetës se qytetarit por dhe shëndetit. Qëllimi i këtij plani urbanistik te realizuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, sipas kryebashkiakut Erjon Veliaj konsiston në thithjen e banorëve të zonave të tjera urbane të Shqipërisë, drejt jetesës në kryeqytet. Sepse tha ai, kryeqyteti do të ofrojë të gjitha normat e duhura të jetesës shembull. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se janë bërë 100 dëgjesa deri në realizimin e këtij Plani.
Piramida
Piramida që shohim sot, do të jetë hera e fundit që do të ketë atë imazh të trishtë. Puna pritet te nise nga godina e Piramides, ku u mbajt sot ky prezantim i Planit te Pergjithshme Vendor. Veliaj, theksoi se tha se kjo godinë interesante do të kthehet në një godinë funksionale që do u përkasë qytetarëve.
"Do jetë funksionale për qytetarin. Do shërbejë për prezantimin e eventeve të ndryshme festive, ceremoni të rëndësishme, e cdo lloj aktiviteti te ndryshem i jetes artisitike-kulturore", u shpreh Veliaj.
Investimi per gjeneraten e re
Kryebashkiaku tha se jo pa qëllim e dhjetëfishoi taksën e ndërtimit. “Investimet duan para dhe madje ne e kemi taksën e ndërtimit më të ultën në rajon. Dje, kryetari i Bashkisë mblidhje taksa nga ndërtimet sa merret sot nga një pallat që ndërtohet. Sepse, ka rëndësi kur zihen hapësirat publike, duhet të paguash nëse e zë”.
Sipas tij, cdo investim do të jetë në favor të gjeneratave të reja. “Se kur bëra këndin e lojrave më thanë, pse lodhesh kaq, fëmijët nuk të votojnë, prej tyre nuk përfiton. Jo, gabim, unë dua Tiranën në funksion të qytetarit. Dua që Tirana të jetë qyteti model për gjeneratën e re”.
Strehimi, Veliaj: Tirana magnet, te terheqim sa me shume drejt kryeqytetit
Sipas Veliajt, Tirana do të jetë magnet i atyre nga provincat e Shqipërisë që duan një jetë më të mirë.
"Nuk ka të drejtë kush të thotë; unë erdha i pari në Tiranë, mos të vinë të tjerë’. Pse more zotëri, kush je ti? Zoti?", i thashe.
Dikush më pyeti; Si t’u duk dita e parë në Bashki?
I thashë jam duke menaxhuar planin B, jo atë A
Pse tha kush është plani A?
Të ikësh nga Tirana, i thashe. Plani B është të tërheqim sa më shumë në Tiranë, të jetojnë këtu.
Banesat sociale, jo në geto
Bashkia parashikon një plan të ri për banesat sociale. Veliaj tha se në bashkëpunim me ndërtuesit do të bëhet e mundur që të jepen banesa sociale për të pastrehët. Ndërtimi i tyre të mos bëhet në geto, por ndërtuesit në bashkëpunim me Bashkinë të ofrojnë strehim për kategorinë në nevojë.
“Ëndrra ime është që Shkoza të mos jetë getoja e re. Meqë aty ka banesa sociale”, theksoi Veliaj.
Gjelbërimi
Duam tia kthejmë qytetit gjelbërim, duhet të bëhen 2 milion pemë. Tiranës për herë të parë i ra niveli i ndotjes në 15%. Kemi ndjekur strategji të caktuar për këtë çështje.
Me këtë plan urbanistik duhet të nisim së bashku punën ëpr të përmirësuar jetën e qytetarëve të Tiranës.
Do shkojmë me këtë plan urbanistik në Këshillin Bashkiak.
Unaza 2 dhe Unaza 4, rritje te transportit ruban
"Propozim i guximtë është Unaza 2 dhe unaza 4. Trafiku nuk çlirohet duke bërë më shumë rrugë apo korsi. Duhet të shtojmë korsitë alternative. Do kemi formula të reja për cilësinë e ndërtimeve.
Bonus për termoizolimin, tarracat e gjelbra.
Tirana ka 100 kantiere të hapura në ndërtim shkollash, kopshtesh, bulevardesh, sheshesh. Ndjesë dhe mirëkuptim për stresin në qarkullim. Jemi në nivelin e emergjencës pasi punët që jemi duke i bërë duhet të ishin bërë me kohë. Kantieret më të rëndësishme të Tiranës janë ato që do të hapim me këtë plan. Plan që është një fresko, kartë, atlas i mënyrës sësi do të vazhdojmë me zhvillimin e Tiranës".
/Shqiptarja.com

VIDEO