Një vajzë 19-vjeçare është denoncuar e humbur nga njerka e saj ditën e sotme në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Sipas 31 vjeçares me inicialet K.Ç, 19 vjeçarja me inicialet A.Ç është larguar nga banesa e saj që nga dita e djeshme, ndërsa sipas policisë ajo nuk dinë asgjë për vendndodhjen e të resë.Policia po punon për gjetjen e saj.

Njoftimi i plotë i policisë:
Pogradec
Më datë 26.09.2017, është larguar nga banesa e saj në fshatin Buçimas shtetasja A.Ç, 19 vjeçe. Kallëzimi është bërë sot më datë 27.09.2017, në Komisariatin e Policisë Pogradec, nga njerka e saj shtetasja K.Ç, 31 vjeçe, e cila ka deklaruar se nuk ka informacion mbi vendndodhjen e shtetases A.Ç.Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj.

Redaksia online
J.Sh Shqiptarja.com