POGRADEC- Një shtetas me inicialet K.A rreth 80 vjeç, banues në fshatin Bregas-Maliq, është mbytur këtë pasdite në liqenin e Pogradecit. Sipas policisë, shtetasi K.A, ka qenë bashkë me vëllain e tij në liqen për tu larë, gjë të cilën e kishin bërë edhe herë të tjera.
Policia ka marrë një njoftim për të ndihmuar 80 vjeçarin, por nuk ka arritur ta nxjerrë në breg në gjendje jete.
Trupi i pajetë i shtetasit K.A, është transportuar drejt Spitalit të Pogradecit, nga ku priten të dalin edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com