​Polemika te Bayern, Lewa kritikon
klubin, Rummenige e "kërcënon"

​Polemika te Bayern, Lewa kritikon<br />klubin, Rummenige e "kërcënon"
Humbja e fundit në kampionat ndaj Hoffenheimit nuk është pritur aspak mirë nga Robert Lewandowski, i cili ka kritikuar drejtuesit e klubit për merkaton.

Klubi nuk ka shpenzuar aq shumë në merkato, pasi nëse duhet të konkurrojmë me klube të mëdha na duhet që të bindim lojtarë të mëdhenj”, ka thënë lojtari, por ka qenë e menjëhershme përgjigja e Rummenigge.

“Është për të ardhur keq nëse e sheh në këtë këndvështrim, sepse besnikëria është pjesa e ADN-së së Bayernit dhe shumë e rëndësishme për tifozët tanë. Me këtë filozofi kemi arritur sukses për një kohë të gjatë, mesa duket Roberti është i irrituar nga transferimet e PSG-së, por ai është i punësuar me ne dhe është një lojtar që fiton goxha para.

Më vjen keq që i ka thënë ato fjalë. Kushdo kritikon klubin dhe shokët e skuadrës do ketë probleme me mua. Ai ka gënjyer njëherë sezonin e shkuar, kur tha se shokët nuk e kishin ndihmuar mjafuteshëm”
, tha Rummenigge për “ Sport Bild”.

Sipas gazetës gjermane, sulmuesi polak rrezikon që të gjobitet me 50 mijë euro, e njëjta shumë që u penalizua edhe Philip Lahm në vitin 2009, kur doli kundër politikave të klubit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara