BRUKSEL - Negociatorët e BE-së ishin “shumë afër” arritjes së një marrëveshjeje me Greqinë. Por, ndërsa po debatonin vetëm për 60 milionë euro, zyrtarët grekë janë larguar.

Kështu është shprehur Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Duke folur gjatë një takim me dyer të mbyllura në Parlamentin Evropian të Partitë Popullore Evropiane, Juncker ka kritikuar liderët e Greqisë.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras dhe ministri i Financave, Yanis Varoufakis kanë refuzuar të arrijnë marrëveshje thotë Juncker duke pretenduar se Varoufakis ka nxjerr negociatorët jashtë dhomës kur ishin pranë një marrëveshjeje.

Sipas presidentit të KE-së, liderët grekë nuk duan marrëveshje pasi e cilësojnë këtë gjë çështje ideologjike. Juncker madje është frustruar nga puna me Cipras dhe Varoufakis, duke thënë se ata vazhdimisht ndryshonin kushtet e negociatave dhe se nuk kishin vullnet për të arritur një marrëveshje pavarësisht vendosmërisë së negociatorëve të BE-së.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)