TIRANË-Presidenti humb gjyqin ndaj kryebashkiakut.
Kreu i Shtetit Bujar Nishani kishte paditur kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj duke i kërkuar 1 000 mijë euro dëmshpërblim për shkaktim dëmi për fyerje.
Gjyqtarja e Gjykates se Tiranes, Arjana Lico rrëzoi padinë si të pabazuar në prova e fakte.
Presidenti Bujar Nishani ngriti padi ndaj Veliajt një vit më parë për fyerje pas akuzave të kryetarit të Bashkisë se Kreu i Shtetit ka grabitur pronën e një kishe në Elbasan.
Nishani kërkonte 1 mijë si dëmshpërblim për dëmin moral, por pas 17 seancash gjyqësore, padia është rrëzuar.
Debati para 1 viti tek Këndi i Lojërave
Një vit pas protestave dhe debateve për ndërtimin e këndit të lojërave te Liqeni, Gjykata e Tiranës hodhi poshtë pretendimet e Nishanit, i cili e kishte paditur Veliajn për fyerje. Gjykata rrëzoi padinë e Nishanit si të pabazuar në prova e fakte.
Nëpërmjet çështjes civile nr. 9499, të regjistruar më 19.05.2016 prane Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Nishani kishte paditur kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për “Shkaktim Dëmi”. Presidenti kërkonte detyrimin e palës së paditur që ta dëmshpërblejë për dëmin moral të pësuar prej cënimit të nderit dhe personalitetit duke kërkuar 1 mijë euro shpërblim.
Asokohe, Presidenti Nishani mbeshteti fort protestat e Partise Demokratike dhe u angazhua aktivisht per te shkaterruar kendin e lojerave qe Bashkia e Tiranes po ndertonte per femijet ne parkun e Liqenit. Madje, ne nje nga protestat, deputeti i PD Gent Strazimiri u shfaq edhe me pistolete. Kryebashkiaku Veliaj reagoi ashper ndaj ketyre ngjarjeve, duke denuar aktet vandale te perfaqesuesve te PD. Ne kete debat u veteperfshi edhe presidenti Nishani, i cili mbrojti protestat e PD, e me pas paditi ne gjykate per shpifje Veliajn.
Por, me sa duket, fiks 1 vit pas hapjes se kendit te lojerave, Gjykata rrezoi Nishanin.
Gjyqi, reagon Veliaj: Nishani e mbylli karrierën me turp
Fitoren e gjyqit ndaj Presidenti të Republikës, Bujar Nishani, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi si fitore të fëmijëve. Gjithashtu i kujtoi presidentit se ky vendim është një mbyllje me turp e karrierës politike të Nishanit.
Në takimin me banorët e njësisë numër 9 në Tiranë, Veliaj iu kërkoi qytetarëvee të bëjnë dallimin mes punës dhe gjumit, apo mes atij që i la borxhe qytetit dhe atyre që i shlyejnë ato.
Duke iu referuar pikërisht sloganit të turit “Tirana- 2 vjet zgjuar” ai theksoi se qyteti falë punës së përditshme ka mundur të gjejë ritmin e vet dhe të ndryshojë çdo ditë e më shumë. Ai u shpreh se të gjitha investimet që ka kryer bashkia në Tiranë, kanë sjellë jo vetëm një përmirësim të jetës së qytetarëve, por edhe rritje të vlerës së pronës.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA