​Presidenti Perez: CR7 i lirë të ikë
nëse dikush paguan 880 mln pound

​Presidenti Perez: CR7 i lirë të ikë<br />nëse dikush paguan 880 mln pound
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ngul këmbë se Ronaldo është i lirë të bashkohet me Manchester United, nëse ata paguajnë klauzolën e lirimit prej 880 mln pound.

Fituesi i katër herë të Topit të Artë, dëshiron të largohet nga Bernabeu pasi siç thotë Perez, është i mërzitur me situatën në përgjithësi.

Florentino Perez i tha stacionit spanjoll, Onda Cero, "Nuk kam folur me Cristiano që nga finalja e Ligës së Kampioneve, kam dëgjuar thashethemet nëpër media”.

Perez, i cili është rizgjedhur si president i Real Madridit për të pestën herë, insiston se ai synon të zgjidhë situatën me Ronaldon.

32-vjeçari është akuzuar për mashtrimin e qeverisë spanjolle prej 13 milionë pound në tatimin e papaguar dhe ai mendohet të jetë i pakënaqur me mungesën e mbrojtjes nga klubi, por Perez e ka hedhur poshtë këtë akuzë.

Ai shtoi: "Cristiano është një njeri i mirë dhe ai po trajtohet si një kriminel. Unë do t'i flas atij pas Kupës së Konfederatave. Unë nuk mendoj se ai është i mërzitur me ne, mendoj se ai është i mërzitur me situatën e përgjithshme".

Ka pasur raporte që Real Madridi do të jetë gati të paguajë shumën në mënyrë që ta mbajë Ronaldon në klub, por Perez e ka hedhur poshtë këtë ide, duke pretenduar se nuk është ajo që do të dëshironte lojtari.

“Pra, nëse një klub nuk është gati ta paguajë shumën prej 880 mln pund, ai nuk do të largohet", u shpreh Perez.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot