​Prindër kujdes. Vjershat e mësuara
përmendësh, dëmtojnë fëmijën tuaj

​Prindër kujdes. Vjershat e mësuara<br />përmendësh, dëmtojnë fëmijën tuaj
Të gjithë kënaqemi kur fëmija jonë fillon të mësojë vargjet e para përmendësh dhe ndihemi krenarë për ta, por një studim i bërë së fundmi tregon se vjershat e mësuara përmendësh dëmtojnë fëmijën.

Vjershat si praktikë gjuhësore, në moshën 0-6 vjeç, shkatërron mekanizmat, që e nxitin fëmijën të gjejë dhe artikulojë fjalën e tij.

Fëmija juaj shikon dhe dëgjon të rriturin si artikulon dhe kur e përdor një fjalë të caktuar dhe nëpërmjet mendimit, memorjes dhe kurajos së tij, ai ushtrohet çdo ditë, çdo orë, çdo minutë për të artikuluar me fjalë atë që ai vetë mendon dhe kjo nuk është, aspak, një punë e lehtë, sepse ka të bëjë me të ardhmen dhe të qenit i rritur.

E ardhmja është një zbulim dhe eksperiencë individuale dhe nuk duhet të jetë një eksperiencë e gatshme e dikujt tjetër, por një arritje hap pas hapi e vetë fëmijës tuaj.

Fjalët e të rriturit duhet të jenë si shkallë për fëmijët që të arrijë artikulimet dhe mendimet e veta dhe jo të recitojë fjalët e dëgjuara.

Vjersha është pikërisht një eksperiencë dhe konkretizim i gatshëm i dikujt tjetër dhe nuk lejojnë zhvillimin e fjalës së vetë fëmijës.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi