​Pronat, Meta dhe Xhafaj dalin
kundër qeverisë: Ligji do kohë

​Pronat, Meta dhe Xhafaj dalin<br />kundër qeverisë: Ligji do kohë
Kërkesa e qeverisë për ta kaluar me procedurë të përshpejtuar projektligjin e ri për kompensimin e pronave, ka hapur debate në konferencën e kryetarëve. Nga procesverbali, vërtetohet se kreu i Kuvendit Ilir Meta, kreu i Ligjeve Fatmir Xhafaj si dhe opozita kanë kërkuar më shumë kohë për këtë ligj duke e konsideruar sensitiv.

Ermonela Felaj: Dy kërkesa kemi si Këshill Ministrash. Njëra është përfshirë në program dhe kalendar, me të drejtë komform Rregullores. Është ligji “Për kthimin dhe kompensimin pronës” dhe për këtë ne kemi paraqitur po komform Rregullores kërkesën për ta shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar. Kërkesa tjetër lidhet me ligjin “Për vetë qeverisjen vendore”, i cili duhet të bëhet pjesë e programit dhe më pas pjesë e kalendarit. Është shumë e rëndësishme që këtë projekt ta përfshijmë tani në program, në mënyrë që kur të miratohet projektligji i ri “Për buxhetin e vitit 2016” të miratohen në të njëjtën kohë, në mënyrë që të mos pengojnë pushtetin vendor për të ushtruar funksionet e veta dhe ato të reja që i shtohen për shkak të ligjit për reformën që është miratuar. Projektligji “Për vetë qeverisjen vendore” është sjellë sot në Parlament, këtë ma konfirmoi ministri z. Çuçi.

Fatmir Xhafa: Të dyja këto janë projektligje me shumicë të thjeshtë dhe komisioni i Ligjeve është komision përgjegjës. Dhjetori është super i ngarkuar me shumë akte, duke i përmbledhur të gjitha pasi nuk dua t’i ndaj. Stafi është i kufizuar dhe deputetët gjithashtu. Të dy projektligjet duan kohë pasi do prodhojnë debat, në veçanti ligji “Për vetë qeverisjen vendore” do kohë. Edhe ligjin “Për pronat” që ta kaloj me një mbledhje nuk bëhet. Me procedurë të përshpejtuar i takon për një javë dhe për një javë unë nuk e kaloj dot në komision. E kuptoj shumë mirë Qeverinë, sepse aty ka një problem me pezullimin e punës, e tjera me radhë, por duhet të ruajmë edhe një rezervë. Gjithsesi unë e kam të pa mundur që ta bëj për një javë këtë projektligj.

Edi Paloka: Edhe ne jemi në të njëjtin pozicion. Nuk mund të kalojë një ligj kaq i rëndësishëm për një javë, pavarësisht se ne i kuptojmë arsyet e Qeverisë, por normale nuk është. Është një ndër ligjet më të rëndësishme që kalojmë ne si Parlament.

Fatmir Xhafa: Le ta lemë të hapur, por nuk e arrijmë dot. Ligjin për pronat ta kalosh në një javë është e pamundur. Më duhet ta lexoj dhe ta kuptoj njëherë se cilat janë ndryshimet, pasi është ligj i vështirë.

Ermonela Felaj: Të mos e paragjykojmë ecurinë. Të votohet sot vendimi për kalimin me procedurë të përshpejtuar dhe të fillojë punë komisioni.

Ilir Meta: Nëse Parlamenti nuk është i bindur nuk ka se si t’i kalojë. Po të ishte ashtu ne kemi tërë ato ligje që do t’i kishim kaluar me muaj, por nuk i kemi kaluar se nuk jemi të bindur.

Fatmir Xhafa: Dakord atëherë. Por të jeni të bindur që ky projektligj do të marrë kohë, për këtë të jemi të hapur.

Gramoz Ruçi: Arsyeja më e madhe është se duhet t’i paraprijmë me buxhetin, që të rimbursojmë pronarët, prandaj kjo është në shërbim të pronarëve.

Ilir Meta: Atëherë e përfshijmë ashtu sikurse e kërkon Qeveria dhe më pas shohim. Nuk na detyron njeri të miratojmë një gjë që kur nuk jemi të bindur dhe nuk kemi mundësi.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga shtëpia  ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga shtëpia ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot