​PS e Elbasanit: Monika Kryemadhi
me kriminelë po pengojnë votuesit

​PS e Elbasanit: Monika Kryemadhi<br />me kriminelë po pengojnë votuesit
ELBASAN-PS e Elbasanit akuzon LSI dhe Monika Kryemadhin se nën shoqërinë e personave me precedent penalë po provokojnë e pengojnë votuesit.

PS bën apel që votuesit të zgjedhin të lirë dhe të mos ndikohen nga çifti presidencial.

Partia Socialiste Elbasan shpreh keqardhjen për sjelljen skandaloze të Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, po edhe të bashkeshortes së tij që në qarkun e Elbasanit po bën te njejten gje si i shoqi ne gjithe Shqiperine. Monika ka angazhuar nje rrjet njerezish me precedente penale, per te provokuar e penguar votuesit e tjere. LSI Elbasan eshte kthyer ne nje subjekt antiqytetar njerezish qe vetem shajne e fyejne rrugeve ke te munden!PS Elbasan u ben thirrje te gjithe votuesve te qarkut te mos shqetesohen fare nga kjo corodi humbesash qe s'dine me se s'bejne. Cilido zgjedhes me te drejte vote, te marre pjese masivisht ne votim dhe t'i konsideroje keto shfaqje tragjikomike te degradimit te LSI, nje simptome te qarte te rendimit psikologjik te Ilir Metes e te bashkeshortes se tij. Ruani qetesine. Beni detyren patriotike ndaj Elbasanit, Cerrikut, Belshit, Peqinit, Librazhdit e Gramshit me voten tuaj. Cifti presidencial, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t'ia prishe dot kete feste demokratike te Elbasanit dhe mbare Shqiperise. Sa me shume njerez ne votime sot, aq me te bukura per qarkun tone dhe mbare Shqiperine, kater vitet qe vijne”.

REAGIM
Menjehere ka reaguar LSI e Elbasanit duke i cilesuar genjeshtra deklaratat e Rilindjes.
"Si mund t'u besohet deklaratave të rilindjes, kur dje kryerilindasi gënjeu për një targë makine, kur kryeplaku i PS në Xarrë grabit vulët, kur komisionerit të LSI i djegin makinën, kur mbrëmë gjatë gjithë natës rilindasit shpërndanin thasë me miell e para, kur Uria Hipi i rilindjes, fyen dhe kërcënon ditën me diell kandidatin e LSI në Delvinë, etj, etj. Shqiptarët po e dënojnë rilindjen me votë, dhe nga paniku rilindja fabrikon ngjarje. Forca Rinia Forca LSI"

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë