VLORË - Dega Vlorë e Partisë Socialiste ka denoncuar kandidatin e PD-së për Bashkinë Vlorë, Genc Deromemaj duke e cilësuar si ndërtuesin në hije të familjes së Lulzim Bashës. Sipas PS-së Vlorë, Deromemaj është përfaqësuesi i interesave klienteliste të Bashës pasi rezulton se është shpërblyer me leje ndërtimi dhe tendera në Bashkinë Tiranë.
“Si pronar i kompanisë “Ndërtuesi shpk”, Deromemaj ka përfituar një sërë tenderash nga Bashkia e Tiranës, siç janë rikonstruksione çerdhesh dhe kopshtesh. Deromemaj ka qenë nënkontraktor në ndërtimin e kompleksit dhe për këtë është shpërblyer me punë shtesë. Ai është parë rregullisht në seancat gjyqësore ndaj çështjes së këtij pallati”, thuhet në deklaratë.
/Shqiptarja.com

VIDEO