​Pse po i zhvarrosin grekët prindërit?

​Pse po i zhvarrosin grekët prindërit?
Varrezat në Greqi janë të mbipopulluara ku shpesh kufomat mbahen nën tokë vetëm për tri vite. Më pas familjarët do të duhet të paguajnë për zhvarrosjen dhe që eshtrat të mbahen në një ndërtesë që njihet si urnë (enë e posaçme ku mbahet hiri i të vdekurit). Por shumë nuk kanë mundësi që të paguajnë pët këtë.
Katerina Kitsiou qëndron me lot në sy përballë varrit të babait të saj në varrezën kryesore të Selanikut.
Ajo ka ardhur për të parë zhvarrosjen e babait të saj, Christodoulos.
Ai u varros 7 vite më parë, por fëmijët tashmë nuk mund të paguajnë më për varrin.
“Kemi paguar për katër vite, por tashmë nuk mund të paguajmë më”, thotë Katerina.
Është e qartë që për të një vendim i tillë është shumë zemëruese.
“Është i dashuri yt. Ti e imagjinon atë si person dhe më pas sheh vetëm eshtra. Është si një funeral i dytë.”
Kjo është një gjë që shumica e grekëve e dinë që do të përballen në një moment të jetës. Shumica ndihen të detyruar të jenë në një ceremoni të tillë në respekt të të vdekurit.
Në 50 vitet e fundit, popullsia urbane në Greqi është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Më shumë se gjysma e popullsisë tashmë është e përqendruar në dy qytete të mëdha, Athinë dhe Selanik.
Kjo ka bërë që varrezat të mos kenë më hapësira. Kjo është arsye pse varret jepen me “qira” vetëm për tri vite pasi më pas çmimi rritet.
Petros Bakirtzis, një nga varrhimësit thotë se aktualisht bëhen 15 zhvarrosje në javë. Shpesh nuk vjen asnjë i afërm gjatë këtij procesi.
 Shumica e vendeve evropiane kanë gjetur si zgjidhje për këtë problem djegien. Më shumë se 75% e njerëzve në Britani dhe Danimarkë nuk varrosen por digjen.
Dhe Greqia në vitin 2006 miratoi ligjin për djegien, por Kisha Ortodokse e ka kundërshtuar fuqishëm këtë praktikë. Dhe kur kanë kaluar thuajse 10 vite nga miratimi i ligjit vendi nuk ka ende asnjë vend për djegien e të vdekurve.
Kisha mëson se trupi duhet varrosur pasi vetëm kështu mund të rikrijohet në një jetë të dytë.
Grekët mund të zgjedhin djegien vetëm duke i transportuar të afërmit në Bullgari.
Një gjë të tillë ka bërë kreu i bashkisë së Selanikut, Yannis Boutaris, një nga prodhuesit më të mëdhenj të verës në vend.
“Nëna më tha që të mos e lejoja që ta hanin krimbat”, thotë ai duke buzëqeshur.
Boutaris, i cili ka djegur dhe bashkëshorten, thotë se dëshiron që të hapi vendin e parë të djegies të të vdekurve vitin e ardhshëm.
Por, ai duhet të sigurojë fondet, dhe mundësia për ta arritur këtë duken të pakta.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure