​Pula që jetoi 18 muaj pa kokë
Shpjegimi shkencor si ndodh

​Pula që jetoi 18 muaj pa kokë<br />Shpjegimi shkencor si ndodh
Duket e çuditshme por një pulë në Kolorado ka mundur të mbijetojë 18 muaj pa kokë. Më 10 shtator 1945 Lloyd Olsen dhe gruaja e tij Clara kanë tentuar të vrasin pulën nga ferma e tyre “Fruita” në Kolorado, por pula edhe pas prerjes së kokës ka refuzuar të ngordhë. BBC i ka dhënë jehonë një lajmi të tillë, pasi lind pyetja si është e mundur që kjo pulë mbijetoi pa kokë? 

Sipas mjekut, Tom Smulders në Universitetin Newcastle prerja e kokës e ndanë trurin nga pjesa tjetër e trupit, por për një periudhë të shkurtër të qarqeve të palcës kurrizore ku ende ka mbetur oksigjen. Këto qarqe fillojnë spontanisht ku neuronet bëhen aktive, dhe këmbët fillojnë të lëvizin.

Ka kaluar plot 70 vite dhe nip i tyre Troy Waters thotë se “pula edhe pas prerjes së kokës gjithmonë vraponte dhe nuk dinte të ndalej”.

Pula për një periudhë të shkurtër kohe u bë shumë e famshme falë edhe gazetave të ndryshme të cilat i dhanë jehonë. Kjo familje e cila ishte kishte në pronësi këtë pulë i janë bërë edhe oferta të ndryshme për ta dërguar pulën në ndonjë turne për shfaqje të veçanta.

Pula e quajtur Mike ndërroi jetë në pranverën e vitit 1947 dhe në përkujtim të kësaj pule të veçantë në vendin e quajtur Phoenix është ndërtuar një skulpturë.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes