​Punonjësit në protesta për rrogat 
 ARMO në sitën e Ins. të Punës

​Punonjësit në protesta për rrogat <br /> ARMO në sitën e Ins. të Punës
FIER - Inspektorët e punës do të kalojnë në sitë kushtet e punës të kompanisë ARMO. Pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme nga punëtor për mos marrjen e pagesave, Drejtori i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli ka lëshuar një urdhër kontrolli për rafinerinë naftëmbajtëse.
 
Grupi i inspektorëve do të bëjë një kontroll të imtësishëm për sigurinë në punë, shëndetin e punonjësve.
Po ashtu do të bëhen analizat e fenolëve në gjak të punonjësve, një detyrim ligjor i subjektit për t’i kryer të paktën një herë në vit.
 
Gjithashtu do të verifikohet dhe nëse është respektuar marrëveshja ligjore mes punëdhënësit dhe punëmarrësit për dhënien e pagës në kohë. Pak muaj më parë, ky subjekt është sanksionuar me penalitetet për shkelje të ligjit të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv