Pastiçe me makarona Ola
Përbërësit:
- 4 vezë
- 400 g makarona
- 1,5 lt qumësht
- 200 g djathë i bardhë
- 100 g gjalpë
- Kripë
Përgatitja:
Ziejmë makaronat sa të ulen edhe të marrin formë në tavë për 2 minuta. Lyejmë tavën me gjalpin dhe shtojmë makaronat e nxehta, i përziejmë që të ftohen pak dhe mos presin qumështin. Në tas rrahim vezët me qumështin edhe e shtojmë te tava. Rregullojmë shijen me kripë në varësi të djathit. Pjekja në furrë të parangrohur me 180 gradë për 40 minuta derisa të kërcaniset.












Komente
Komento