TIRANË-“Shëndetësia ka probleme? Sigurisht! Por ama në raport me ku ishim as nuk ka diskutim që kemi bërë hapa të sigurtë përpara...” Kaq ka shkruajtur kryeministri Edi Rama në rrjetin social, Facebook duke sjellë një video, por nuk janë përmbajtur qytetarët që ia kanë kundërshtuar këndvështrimin nbi shëndetësinë.

Gjëja e parë që do bësh Zoti kryeministër është të heqësh vesin e doktorëve që po nuk pate lek të lenë të vdesësh në spital”.

Por sipas Ramës, kjo është një përrallë me gënjeshtra.
Kjo është një përrallë me gogol që ia tregojmë njëri-tjetrit sa herë flasim për shëndetësinë, por që nuk ka asnje lidhje me realitetin ku patjeter ka mjeke e infermiere qe marrin leke, po ku as nuk diskutohet qe nuk te le njeri pa kujdes shendetesor e ku patjeter shumica derrmuese sillen ndershmerisht e profesionalisht me pacientet!”.