Imagjinoni sikur sapo jemi kthyer nga puna pas një dite të lodhshme dhe papritur një mik i joni na merr në telefon e na lajmëron se do të kalojë për darkë nga ne. Stresi më i madh në këtë rast është: Çfarë do të gatuaj?
Epo një zgjidhje për këtë na ka dhënë Eksperti i politikës së jashtme Ralf Gjoni. Ju duket e çuditshme pa dyshim, por i ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli”, në Report Tv, Ralfi veshi përparësen dhe së bashku me Zonjën Tefta na treguan se si mund të përgatisim një ushqim të shijshëm e mbi të gjitha të shëndetshëm për vetëm 20 minuta.
Pulë me salcë pikante tajlandeze ishte zgjedhja e Ralf Gjonit. Ralfi na sqaron edhe përdorimin e shumë erëzave tajlandeze të cilat ndoshta nuk i kemi shumë të pranishme në tavolinën tonë.
"Erëzat unë i përdor rregullisht sidomos erëzat indiane. Kjo është një recetë për ata që nuk kanë kohë, një recetë e thjeshtë që nuk shkon më shumë se sa 20 minuta. Mish pule me salcë tuniziane. Tunizia është shumë afër nesh edhe pse na duket shumë larg. Kam lidhje personale dhe shkojmë gati njëherë në vit dhe erëzat i marr aty të freskëta, dhe bëni mirë që ti merrni fara që mund ti bluani vetë pastaj kështu do të jenë më të mira. Do përgatisim një ushqim shumë praktik dhe i thjeshtë në përgatitje.”, thotë Ralfi.
[gallery]24131[/gallery]
I pyetur nga gazetarja Eneida Xhelili nëse ka ndonjë ngjashmëri mes gatimit dhe politikës Ralfi thotë se politika mund të ketë lidhje me artin, pasi duhet art në marrjen e vendimeve, por gatimi në ndryshim nga politika sipas tij është bukuri dhe relax.
“Kam studiuar muzikë pastaj marrëdhënie ndërkombëtare dhe më kanë pyetur gjithmonë. Politika dhe arti kanë shumë lidhje. Sepse politika është arti i vendimmarrjes. Do të doja që shqiptarët të ndiqnin më shuam art dhe më pak politikë. Ne jemi gozhduar përpara thashathemnajës, telenovelave ku më e ndjekura është parlamenti i së enjtes. Kuzhina dhe politika nuk ngjasojnë. Kuzhina është bukuri relax. Nëse me muzikën ngjason sepse edhe politika ka art brenda, me gatimin nuk kanë asnjë ngjashmëri”, tregon Ralfi.
Pas bisedave dhe këshillave që na jep mbi të gjitha për përdorimin e erëzave, Ralfi na tregoi se si mund të përgatisim një ushqim të shpejtë e të shijshëm të cilin na shpjegon se mund ta shoqërojmë me pilaf apo edhe me perime të kaluara në avull. Epo tani e dimë se çfarë të gatuajmë nëse na kapin papritur.
/Shqiptarja.com

FOTO