​Rama këshillon të vetët:
Protestuesit të kenë respektin tonë

​Rama këshillon të vetët:<br />Protestuesit të kenë respektin tonë
TIRANË-Protesta e demokratëve poshtë zyrës së Edi Ramës nuk ka shpëtuar pa komente në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Kryeministri ka porositur deputetët të mos ofendojnë protestuesit, por të vijojnë punën në terren, të shpërndahen në zonat e tyre dhe të vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet e 18 qershorit.

Nuk duhet asnjë përçmim për protestën dhe protestuesit. Mos të biem në grackën dhe batakun ku ra Saliu, që denigronte protestat tona. Protestuesit duhet të kenë respektin tonë. Organizatorët e protestës janë çështje më vete, pasi ata kanë qëllime plotësisht të kundërta me ato që thonë. Ne s’kemi çfarë ndryshojmë. Duhet të vazhdojmë normalisht detyrat tona qoftë në Parlament, qoftë në qeveri. Praktikisht protesta është organizuar për qëllime që nuk thuhen nga ana e tyre, por që dihen. Edhe bojkoti i Parlamentit është një mekanizëm i qarte për të bllokuar Vettingun”, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit.

Rama u ka bërë të qartë deputetëve se pa opozitën 2 komisionet e Vettingut nuk mund të formohen.

Nëse bojkoti nuk do kishte ndodhur, mund të ishte e vështirë të provohej se protesta bëhet për të bllokuar Vettingun. Por bojkoti është prova që gjithçka ka të bëjë me VettingunPD ka kohë që kërkon alibi për humbjen e radhës, por ne s’kemi ç’bëjmë. Ata kërkojnë gjera që nuk varen nga ne. Ne nuk i kemi penguar, madje i kemi kërkuar që çdo shqetësim që ka të bëjë me zgjedhjet të adresohet në komisionin e reformës zgjedhore” ,u tha kryeministri deputetëve socialistë duke u ndalur dhe rreth ngritjes së tendës së protestës, të cilën disa prej tyre e kanë quajtur dhe birrari e qebaptore.

Sot protestën e PD e ka komentuar nënkryetari i grupit të PS, Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Me këtë të fundit, Rama në fund të mbledhjes pati një takim të shkurtër kokë më kokë.

Në daljen nga selia e PS, Rama nuk pranoi të prononcohej për mediat rreth protestës, kurse ministri Tahiri tha se i qëndron deklaratave që bëri sot nga Apollonia e Fierit.

Në mbledhjen e së hënë së grupit parlamentar ra në sy prania e Bashkim Finos. Deputeti mungonte prej kohësh në aktivitetin parlamentar sepse kurohej jashtë vendit për një sëmundje të rëndë.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)