​Rama: Kush na pengon që
të "bashkohemi" me Kosovën

​Rama: Kush na pengon që<br />të
Kryeministri Edi Rama është pyetur nga përfaqësues të Diasporës shqiptare, gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar ditën e dytë të Samitit, për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës apo edhe bashkimin e tyre.
 
Rama flet për një bashkim ekonomik, arsimor dhe të të gjitha fushave me interes të ndërsjellë. Ai thotë se problemi i vetëm që pengon Shqipërinë dhe Kosovën të bashkojnë gjithçka janë vetë shqiptarët.
 
"Ç'a na pengon ne të bashkojmë gjithçka me Kosovën? Na pengon kjo këtu (drejton gishtin nga koka)", u shpreh Rama.
 
Ai theksoi se disa ura bashkëpunimi janë hedhur, siç është unifikimi i sistemit arsimor dhe sipas tij ky bashkim është më real se ai i konceptuar 1 shekull e gjysmë më parë. 
 
"Jemi në kushtet kur ne mund të ndërtojmë një hapësirë të përbashkët 100%. Ne morën përsipër unifikimin e sistemit arsimor dhe tekstet me Kosovën dhe e bëmë. Kalendarin kulturor e kemi bërë të përbashkët. S'duhet të rrimë të rrahim "ujë në hava" për bashkimin siç ishte konceptuar 1 shekull e gjysmë më para, por ta bëjmë hap pas hapi, duke e bërë atë pjesën që nuk është aq e zhurmshme, por që është bashkimi real, në mënyrë që shqiptarët të ndjehen zot kudo që ata jetojnë dhe asgjë të mos i pengojnë që të ndërveprojnë me njëri-tjetrin", tha Rama.
 
Gjithsesi, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se në të ardhmen shqiptarët do të jetojnë sëbashku.  
 
"Unë jam optimist për të ardhmen e shqiptarëve dhe besoj i bindur se shqiptarëve e ardhmja u ka rezervuar vërtetë një jetë dhe një mënyrë të jetuari sëbashku ashtu siç e meritojnë dhe siç u takon fëmijëve tanë", theksoi më tej Rama.

Rama: Ambasada e konsullata të njëjta me Kosovën
Kryeministri Edi Rama duke i dhënë përgjigje një shqiptareje që jeton në Australi, ka hedhur idenë e ambasadave dhe konsullatave të njëjta të Shqipërisë dhe Kosovës jashtë shtetit.

S’ka arsye që ne dhe Kosova të kemi ambasada dhe konsullata të ndara. Çfarë arsye ka të paguajmë dy palë godina, detyrime, të kemi dy palë adresa. Pse të mos jenë në të njëjtën godinë. Do shpenzojmë vetëm një flamur më shumë, atë blu me të verdhë. Ka projekt edhe në Australi”.

E ndërsa tha këtë, Rama nuk përjashtoi mundësinë që mund të mërziten fqinjët. Duke etiketuar fqinjët grekë, Rama tha se ata nuk kënaqen kurrë.

“Do na mërzitet ndonjë nga fqinjë, do thonë e bashkuan këta Shqipërinë…po fqinjë të të lumtur s’ka, se e kemi shembullin tek fqinjët tanë”,- shtoi ai.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave