Sfida jonë më e madhe për Serbi-Shqipëri, jo të bëjmë bizneset bashkë, sepse ndodh në mënyrë të ndryshme nga rrjedhat e politikës. Sfida jonë, si ta përcojmë te administrata. Kjo duhet të jetë në funksion të bizneseve”.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në Forumin Ekonomik që po mbahet në Nish të Serbisë. Rama, gjatë fjalës së tij në Forum deklaroi se dy vendet duhet t’i kthejnë kufijtë në ura që bashkojnë.

Është e nevojshme t’i japim jetë një tregu të përbashkët. Të integrojmë ekonomitë dhe të tërheqim investime”, tha Rama.



Më tej, kryeministri theksoi se sfida më e madhe e Shqipërisë dhe Serbisë është të vënë administratën në funksion të bizneseve.

Sfida jonë më e madhe nuk është që të bëjmë bizneset bashkë, por si ta përçojmë te administrata. Administrata duhet vënë në funksion të bizneseve. Të sillemi me njëri-tjetrin si nesër në BE”, u shpreh Rama.

Rama kujtoi situatën me  ndeshjen që u luajt në Serbi para dy vitesh. Sipas tij, atmosfera është ndryshuar kryekëput me atë të sotmen.


Rëndësia e bashkëpunimit ekonomik u theksua si shumë e rëndësishme edhe nga Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vucic.
 
Ai tha se serbët e shqiptarët janë popujt më të rëndësishëm në rajon, dhe një bashkëpunim i frytshëm do rrisë eksportet e do ulë papunësinë.
 
Ai e vuri theksin te rritja e bashkëpunimit në sektorë si tregtia e turizmi.
 
"Pa marrë parasysh dallimet politike, kemi ndërtuar raporte të mira, dhe duam t’i kemi të tilla edhe në vazhdim.
 
Miq të dashur nga Shqipëria, dyert i keni të hapura. Do ju përgjigjemi për cdo kërkesë dhe nxis njerëzit tanë të shkojnë në Shqipëri, të ndërtojnë në turizëm, të bashkëpunojnë me shqiptarët.
 
Ju garantoj janë biznesmenë të mirë. Duam ta rrisim bashkëpunimin tregtar me Shqipërinë me 10%
" tha Vucic.

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, nuk i ka kursyer vlerësimet e larta për karakterin e shqiptarëve, duke i quajtur ata njerëz të besës e të punës, elemente këto që duhet të frymëzojnë  biznesmenët serbë të punojnë dhe të investojnë në Shqipëri.

Shqiptarët janë njerëz të besës, prandaj duhet punuar me ta. “Dua të inkurajoj njerëzit tanë të shkojnë në Shqipëri, të ndërtojnë objekte turistike, të krijojnë kompani të përbashkëta. Shqiptarët e mbajnë fjalën dhe janë njerëz të mirë dhe të punës.

Unë jam ndoshta subjektiv, por dua t’u them se kjo është e mirë për Serbinë dhe punoni mirë me ta. I kuptojmë ndarjet politike, por duhet t’i kthehemi të ardhmes
”,-tha Vuçiç. 

Kryeministri Vucic u ndal edhe te autostrada Nish – Prishtinë – Tiranë – Durrës dhe porti më i madh në Shqipëri.
 
"Autostrada është e rëndësishme për Serbinë, pasi do të na duhet vetëm 4 orë për të shkuar nga Beogradi në Tiranë dhe Durrës.
 
Pse të mos e përdorim portin e Durrësit dhe të bëjmë diçka për veten tonë dhe shtetin tonë, është më i afërti për ne
” tha Vucic.