TIRANË-Kryeministri Edi Rama do e ndjekë nga Kosova protestën e opozitës nesër para kryeministrisë.  

Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se kryeministri do të vijojë qëndrimin në Kosovë, dhe mbërritja pritet rreth pasdites, ora 18:00.

Në këtë rast Basha dhe të vetët do protestojnë para kryeministrisë thirrje kundër Edi Ramës në një kohë kur numri një i ekzekutivit mungon, por duket se do të përballen dhe me një suprizë jo të këndshme, shiun. Siç shihet dhe nga parashikimi i motit në Shqiptarja.com nesër priten reshje shiu, ndaj protestuesit do të duhen të pajisen me çadra.
  /Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Qershor, 18:28

    A duhet ta dorëzojë mandatin ‘Neomalësorja’ pas largimit nga grupi i PS?