Rruga Egnatia do të transformohet në një arterie të jashtëzakonshme turistike me ndikim të madh për ekonominë e zonave që përshkon. Kështu shprehet Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetin social “Facebook”.

Një grup studentësh dhe profesorësh të Universitetit të Venecias e kanë përshkruar në këmbë këtë trashëgimi të çmuar për vendin tonë. Rama sjell edhe foto e këtij turi të zhvilluar, duke thënë se:

“Del nga ferrat dhe pluhuri i harresës Via Egnatia, një nga 10 rrugët antike të cilësuara si më të rëndësishmet në botë, e cila lidhte Perëndimin me Orientin përmes Durrësit e Konstandinopojës. Duke ndjekur modelet evropiane të itinerareve historike si Via Frangigena apo itineraret e Santiago de Compostela, Via Egantia do të transformohet në një arterie të jashtëzakonshme turistike me një ndikim të madh në ekonominë dhe mirëqenien e zonave rurale të cilat i përshkon.”
egnatia
egnatia
egnatia
egnatia
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)