​Rama: Unifikim diplomacie me
Kosovën, fqinjët le të merziten

​Rama: Unifikim diplomacie me<br />Kosovën, fqinjët le të merziten
TIRANE-“Konsullata dhe ambasada të përbashkëta me Kosovën”. Kjo gjë sipas kryeministrit Edi Rama do të mërzisë disa prej fqinjëve, por do të duhet ta pranojnë. 

Në fjalën përmbyllëse të Samitit të Diasporës Shqiptare, kryeministri Rama u shpreh mbi miqësinë me fqinjët duke theksuar se Shqipëria respekton fqinjësinë e mire, por nuk ia pranon tekat kur i shkelen të drejtat shqiptarit.

Shefi i qeverisë foli aty dhe për unifikimin e teksteve shkollore në diasporë. Në mbrëmjen gala mori pjesë pothuajse i gjithë kabineti qeveritar shqiptar dhe ai i Kosovës.
Unë kam qenë dhe jam dakort thellësisht me mikun ton Mark Gjonaj ngriti dhe këtu në këtë Samit që kërkoi krijimin e diplomacive të përbashkëta Shqipëri-Kosovë me mjedise, mundësi e buxhete që mund të strehojnë e të mbulojnë shpenzimet shqiptarë në botë është një qëllim madhor, i cili së pari aty ku diaspora historike ka lënë gjurmë të pashlyera duhet të jetë prioritet. Ka një rezistencë të mirëkuptueshme nga struktura jonë shtetërore për këtë ide të cilën unë jam përpjekur ta nxis që ditën e parë.
Halli është të mos na mërziten ca miq kur të shohin konsullata apo ambasada shqiptare dy flamurët tanë në të njëjtin ballkon. Por ne nuk duhet të ngurrojmë. Fqinjët e miqtë e kanë bërë zakon në kohëra të tjera të mërziten kur ne shqiptarët kërkojmë as më shumë as më pak të mërziten kur ne shqiptarët kërkojmë as më shumë as më pak të drejtat tona, por kurrë duke fyer apo duke shkelur dinjitetin e të tjerëve. Prandaj jemi ne që duhet të ndihmojmë, jemi ne që duhet t’u mësojmë fqinjëve që Shqipëria kur mikut i thotë mik nuk ia ka me hile, as tekanjoze me të nuk është, por ama hilet e tekat nuk i pranon më. Sepse
përndryshe miqësia nuk është e vërtetë dhe fqinjësia nuk është e mirë
.”

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja