Rey Manaj ka bërë zyrtar transferimin te Pisa, ku është bashkuar me sulmuesin tjetër shqiptar, Edgar Çani.
Sulmuesi kuqezi shkon në skuadrën e trajnerit Gennaro Gattuso i huazuar nga Interi deri në qershor. Lojtari e kaloi si i huazuar edhe gjysmën e parë të sezonit, te Pescara, por doli jashtë planeve të trajnerit Massimo Oddo.
Pas vizitave dhe nënshkrimit të kontratës, Manaj ka qenë menjëherë në dispozicion të stafit teknik për stërvitje me skuadrën.
Manaj shkon te Pisa për të ndihmuar në daljen nga kriza e golit. Skuadra ka shënuar vetëm shtatë gola në 21 javë në Serie B dhe mban vendin e njëzetë, me 21 pikë.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com