Transferimi tij në Madrid dukej si punë e kryer për djaloshin me origjinë nga Eritrea, por më pas ka ndryshuar mendje dhe sot është bashkuar zyrtarisht me klubin gjerman, i njohur për promovimin e të të rinjve të talentuar. Pikërisht ky ka qenë shkaku që 17-vjeçari gjigant, 190 centimetra, ka vendosur të refuzojë klubin madrilen, ku do të rrezikonte qëndrimin në stol, siç ka ndodhur me shumë të rinj të tjerë në “Bernabeu”.
Sulmuesi i AIK Solna ngjan shumë me Zlatan Ibrahimoviç në shtat dhe stilin e lojës, ndaj edhe e kanë etiketuar si Ibra i ardhshëm.
d.i./Shqiptarja.com