​Ronaldo sytë nga Manchester. Reali
gati ofertën për francezin Mbappe

​Ronaldo sytë nga Manchester. Reali<br />gati ofertën për francezin Mbappe
Kësaj radhe duket se Christiano Ronaldo e ka vendosur që të largohet nga "Los Blancos", dhe kërkesa për menaxherin e tij është kontrata me "Old Trafford", ku atje duket se e pret tekniku Mourinho.

E përditshmja "The Sun", ka zbuluar dëshirën e yllit 32-vjeçar, dëshirë për të cilën nuk ka dijeni as tekniku I Realit, Zinede Zidane.

Por sipas "The Sun", thuhet që “Los Blancos:, nëse nuk ia del të mbajë në Spanjë Christiano Ronaldon, do të futet në merkato me ofertë serioze për francezin Kylian Mbappe.

Reali ka një favor për blerjen e 18-vjeçarit, pasi ky I fundit I ka bërë të ditur drejtuesve të klubit të Monacos se dëshiron të firmosë vetëm me Reeal Madridin.

Duket se tek Reali po fillon epoka e një ylli të ri, 18-vjeçari francez është një i ri me shumë perspektive, dhe është shumë premtues, I cili pavarësisht moshës, për dy sezonet e fundit futbollistik, ka luajtur 40 ndeshje me Monaco dhe ka shënuar 16 gola.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot