​Rozi Kostani çel në TK sezonin
me dramaturgun grek Dimitriadis 

​Rozi Kostani çel në TK sezonin<br />me dramaturgun grek Dimitriadis 
Drama “Vdes siç vdes një vend” e autorit grek Dimitris Dimitriadis me regji të Rozi Kostanit do të çel sezonin artistik në Teatrin Kombëtar.

Shfaqja do të jepet të enjten në mbrëmje.

Kostani është edhe pjesë e kësaj shfaqjeje, ku luan me aktorin e njohur Alfred Trebicka. Kostani shpalos përmes konceptit të psikanalizës dhe lojës së saj rrëfimin tronditës të një gruaje gjysmë-imagjinare, që merr pamjen e vendit të saj të kalbëzuar.

Në këtë dramë autori grek Dimitradis kritikon mentalitetin e grekëve të sotëm dhe atë ballkanas, që janë të dhënë pas zakoneve të vjetra psikologjike dhe ushqehen nga një traditë e vdekur, të cilën nuk përpiqen asnjëherë ta ndryshojmë.

Ndërsa regjisorja shqiptare Rozi Kostani e gjen aktualitetin e veprës edhe në Shqipëri.

Dramaturgu Dimitriadis përcjell mesazhe për grykësinë e politikanëve makbethianë dhe humbjen e arsyes kolektive së bashku me ekulibrin e mënyrës së jetuarit e të krijuarit. 

“Vdes siç vdes një vend” është vepra që e kurorëzoi Dimitris Dimitriadis si një nga autorët më të spikatur të letërsisë dhe teatrit bashkëkohor europian. Krahas veprës së tij teatrale, Dimitriadis shquhet si poet, prozator, eseist dhe përkthyes.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur