​Rrëzohet në dush, dëmtim i
rëndë për Erando Karabecin

​Rrëzohet në dush, dëmtim i<br />rëndë për Erando Karabecin
Kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë, por jo në fushën e lojës apo në stërvitje. Lojtari është rrëzuar në shtëpinë e tij, duke dalë nga dushi.
 
Pasi ka rrëshqitur, Karabeci është përplasur me një pajisje hidrosanitare në banjë, e cila është thyer dhe i ka shkaktuar një çarje të thellë një centimetër dhe të gjatë 2o centimetra në kofshë, ndërkohë që lojtari ka humbur ndjenjat.
 
Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar operacionit që zgjati për rreth një orë. Mjekët i kanë bërë 20 të qepura në kofshë dhe vetëm pas një jave do të mundë të mbështesë këmbën në tokë, ndërsa për të ecur do t’i duhen gjashtë javë.
 
Procesi i riaftësimit do të zgjasë e pakta dy muaj, çka bën që ai të humbasë ndeshjet e fazës së tretë.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në