​Rrëfimi rrënqethës i Cristiano
Ronaldos: Kam qarë gati 3-4 herë

​Rrëfimi rrënqethës i Cristiano<br />Ronaldos: Kam qarë gati 3-4 herë
Ditët e fundit ka qarkulluar një video e papublikuar më parë në profilin zyrtar të facebook të federatës portugeze të futbollit.

Në të shihet kapiteni i luzitanëve i cili pas daljes nga fusha për shkak dëmtimi shprehet tëpër i emocionuar për fitimin e trofeut prestigjoz dhe falenderues për mbeshtetjen e bërë gjatë rrugëtimit deri ne finale. Më poshtë janë fjalët drejtuar stafit dhe shokëve të ekipit:

'Do doja të falenderoja fillimisht këtë njeri që ndodhet këtu (tranjeri i Portugalisë) sepse pa të asgjë nuk do të ishte bërë e mundur.
Së dyti të gjithë lojtarët, stafi, çdo njeri i përfshirë në këtë rrugëtim...Askush nuk besoi në këtë Portugali por e vërteta është që ne ja dolëm. Të gjithë së bashku, ja dolëm. Unë jam shumë i lumtur, kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime.
Harrojini troftë individualë, ligën e kampioneve, golat, ky është momenti më i lumtur i jetës sime. Kam qarë gati 3 apo 4 herë deri tani. Im vëlla më rrinte pranë duke më qetësuar herë pas here dhe unë që i thoja: -"Hugo, nuk mundem". Është e vërtetë, nga thellësia e zemrës, betohem për jetën e djalit tim që jam shumë shumë shumë i lumtur. Mund ta përsëris 100 herë që jam shumë i lumtur.

Ky është trofeu që më kishte munguar aq shumë, dhe është falë jush, stafit, lojtarve dhe ty tranjer sërisht. I gjithë besimi që kishte më ka prekur sinqerisht. Stafi mjeksor, sigurimi, Joaquini, Ricardo, Miguel dhe im vëlla...nga thellësia e zemrës ju them se jam jashtëzakonisht i lumtur. E meritonim këtë. Ne jemi tashmë historia e Portugalisë, jemi të parët që e arrijmë këtë gjë. Faleminderit sërisht'.

Më pas të gjithë të pranishmit në dhomat e zhveshjes shpërthyen në brohoritje gëzimi dhe duartrokitje në shenjë mirënjohje ndaj kapitenit të tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve