TIRANË-Pas kushteve të koalicionit opozitar, nuk mungoi as përgjigja nga e majta.
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi u shpreh se maxhoranca është e gatshme për dialog me opozitën, të diskutojnë madje dhe 4 pikat që e djathta propozoi ditën e sotme.
“ Kjo maxhorancë ka qenë dhe mbetet e gatshme për dialog me opozitën. Ka shumë për të folur edhe për kater pikat e propozuara e sapo shtruara nga opozita dhe jemi të gatshëm të ulemi në Kuvend, në komisione apo ku të dëshiroje Partia Demokratike.
Qeveria dhe opozita duhet të dialogojnë gjithnjë për reformat e mëdha dhe çdo çështje në interes të vendit e te qytetareve; kush është në qeveri e kush ne opozite e vendos vetëm Populli me votën e tij", tha Ruçi.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com