​Ruçi: Opozita përpjekje për
destabilitet, vendi drejt krizës

​Ruçi: Opozita përpjekje për<br />destabilitet, vendi drejt krizës
FIER--Kreu i grupit parlamentar i PS, Gramoz Ruçi akuzoi sot opozitën se me hapat që po hedh këto ditë rrezikon të lejë vendin pa parlament, pa qeveri, duke e futur në krizë.

Pas një muaji duhet të zgjidhet presidenti, por ka nga ata që nuk e duan këtë dhe kjo është fillimi i një krize. U hodh mbrëmë nga cadra, teza që të mos ketë zgjedhje, kjo domethënë që në muajin Shtator t’i mbarojë mandati parlamentit aktual. Kjo do të thotë që Shqipëria të ngelet pa parlament, pa qeveri dhe kjo është kriza. Kjo qe po ndodh tani është përpjekje për destabilitet. Ne e kemi provuar destabilitetin në vitin 1997, në kohën e piramidave etj”, tha Ruci duke shtuar se, “pushtetin ta jep elektorati. Eshtë koha që të votojmë për zgjedhjen më të mire dhe jo sipas oreksit të partive”.

Deklarata e Ruçit u bë gjatë një aktiviteti në Njësinë Administrative Portez në Bashkinë Fier ku 501 banorë të zonës kanë marre sot lejet e legalizimit për shtëpitë e tyre. Shpërndarja u bë gjatë një ceremonie te organizuar nga ALUIZNI dhe Bashkia.
gramoz ruci ne vajkan te fierit

gramoz ruci ne vajkan te fierit

gramoz ruci ne vajkan te fierit

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rekursi për vulën, Kthupi: Pa krijimin e një formacioni të ri politik është vendim shterpë, distancomi nga berishizmi duhet të jetë me akte konkrete

Rekursi për vulën, Kthupi: Pa krijimin e një formacioni të ri politik është vendim shterpë, distancomi nga berishizmi duhet të jetë me akte konkrete