Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, është rikthyer te Lugano, në Superligë, i huazuar aty nga Zyrihu. Pas bisedimeve të gjata, trajneri i ri i Luganos, Paolo Tramezzanni, deri pak javë më parë ndihmës i Gianni de Biasit në kombëtaren shqiptare, arriti të binde sulmuesin për të pranuar transferimin.
 
Zyrihu sivjet luan në ligën e parë zvicerane, por aktualisht kryeson i shkëputur dhe e ka të sigurt kthimin në Superligë, ndërkohë që Sadiku i ka paraprirë me disa muaj, duke u bashkuar me skuadrën ku ka luajtur edhe më parë.
d.i./Shqiptarja.com