Hugo Sanchez, ish-sulmuesi i ̏Los Blancos ̋gjatë viteve 80 u shpreh për mospërshtatjen e Golashënuesit më të mirë të Botërorit 2014 në ekipin e Zinedine Zidane-it.
Mesfushori me tipare sulmuese i Kombëtares së Kolumbisë nuk u pajtua asnjëherë me vendimet e trajnerit francez për lënien jashtë formacionit kryesor pas emërimit të ish-kampionit të botës 1998 në krye të pankinës madrilene. 25-vjeçari u aktivizua si startues në vetëm 13 ndeshje gjatë sezonit të fundit triumfues të ekipit mbretëror.
̏James duhej t ̓i provonte Zidanit në mënyrë që ai t ̓i besonte lojtarit për cdo ndeshje; jo vetëm një, por dhe ndeshjet pasardhëse.Një njeri duhet të forcojë karakterin e tij, dhe ky aspekt i mungonte James-it. Për të luajtur me Reali Madridin duhet të japësh akoma më tepër ̋ , u prononcua Sanchez për Radio Marca.
Kapiteni i Kolumbisë do të bashkohet me Carlo Ancelotin tek ekipi gjerman i Bayern Munich-ut. Gjatë sezonit të dytë në Santiago Bernabeu, italiani i besoi maksimalisht Rodriguez-it duke e kthyer në titullar të padiskutueshëm gjatë sezonit 2014-2015.
Kolumbiani është huazuar për dy vite te bavarezët.
Ish-legjenda meksikane e Real Madridit shpreson që kampionët në fuqi të Europës dhe të Spanjës të mos e largojnë sulmuesin spanjoll Alvaro Morata.
Pasi Manchester United transferoi belgun Lukaku, skuadra e Chelsea-t ka dalë në skenë si destinacion i mundshëm i ish-sulmuesit të Juventus-it, i cili u rikthye në shtëpi në Santiago Bernabeu pas dy vitesh huazimi te bardhezinjtë. Vitin e kaluar, ai nuk ishte i preferuari i Zidanit për të udhëhequr sulmin e Real Madridit.
̏ Të shesësh Moratën është një luks që Reali nuk duhet t ̓ia lejojë vetes. Është e qartë që ai do të luajë dhe nuk preferon të ngrohë stolin. Për më tepër, vitin tjetër organizohet Kupa e Botës dhe ai dëshiron të aktivizohet me Kombëtaren e Spanjës ̋ , përfundoi ish-ylli i Real Madridit, Hugo Sanzhez.
(D.V/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com