Zaçe Islami, avokati i ish-zv.shefit të Policisë së Burgut të Durrësit, Dezdemon Pazaj ka deklaruar për mediat se klienti i tij është i pafajshëm pasi nuk është akuzuar me një nen konkret- ku thuhet se ka shkelur një ligj të caktuar.
Sipas tij teksa ka qenë në krye të detyrës Pazaj i ka zbatuar të gjithë protokollet dhe nuk është përgjegjësi e tij se çfarë ndodh jashtë mjedisit të burgut.
“Shpërdorimi i detyrës ka qind artikuj brenda. Nuk ka ndonjë gjë konkrete, të saktë të paktën për klientin tim ku thuhet se ke shpërdoruar detyrën dhe ke shkelur këtë ligj. Unë kërkova arrestim të paligjshëm. Klienti im miratoi atë që thashë unë, është i pafajshëm dhe s’ka asnjë përgjegjësi dhe nuk është akuzuar me një nen konkret - ku thuhet se ke shkelur këtë gjë. I ka zbatuar të gjithë protokollet, se çfarë ka ndodhur jashtë burgut ai nuk ka përgjegjësi”, tha Zaçe Islami avokati i Dezdemon Pazaj.
Lajmi kryesor:
Arratisja e Ndocit, arrest me burg për ish-zv.shefin e Policisë së Burgut dhe për 2 efektivët që iu iku nga spitali! Gjykata liron 3 policët e tjerë, arrest shtëpie kryeinfermierit











