Lënda narkotike u sekuestrua në 3 banesa të fshatit Llakatund me peshë prej 14 ton e 466 kg e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në formë boçesh dhe çokollate, gjithashtu në vijim të operacionit antidrogë në Llakatund, u gjet një tjetër sasi lënde narkotike në fshatin Drithas, e cila pas peshimit rezultoi prej rreth 696 kg Cannabis Sativa.
Në këtë operacion u asgjësuan rreth 270 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva, janë sekuestruar pesë armë zjarri tip kallashnikov, tre presa që presonin lëndën narkotike, vaj hashashi, sita e përbërës kimikë.
Gjithashtu janë arrestuar nëntë persona, mes tyre dy efektivë policie dhe një kryeplak fshati.
Mbi 150 forca policie morën pjesë në operacionin e monitoruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Forcave mbështetëse të policisë u është shtuar edhe asistimi i qenit antidrogë, i specializuar për konstatimin e lëndës narkotike.
Njoftimi për shtyp i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë
Operacion masiv antidrogë në fshatin Llakatund, Vlorë !
Operacioni u ndoq dhe u monitorua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Në monitorim dhe ndjekie të operacionit edhe Drejtori i Përgjithshëm i SH.Ç.B.A.
Sekuestrohet gjatë gjithë operacionit 15 ton e 162 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Sekuestrohen edhe 5 armë zjarri, 3 presa që presonin lëndën narkotike, vaj hashashi, sita e përbërës kimikë.
Operacioni startoi më datë 13.07.2017, nga Policia e Vlorës mbështetur nga FNSH-ja e Fierit, Specialistët e SHÇBA-së dhe Prokuroria e Vlorës !
Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike, në 3 banesa të fshatit Drithas me peshë prej 14 ton e 466 kg e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në formë boçesh dhe çokollate !
Janë asgjësuar rreth 270 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva
Janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, ndër këta 2 punonjës policie dhe 1 kryeplak fshati
Në këtë operacion masiv kanë marrë pjesë rreth 150 forca policie
Gjithashtu, ditën e sotme më datë 14.07.2017, në vijim të operacionit masiv antidrogë në Llakatund, gjendet një tjetër sasi lënde narkotike në fshatin Drithas, e cila pas peshimit rezultoi prej rreth 696 kg Cannabis Sativa.
Forcave mbështetëse të policisë u është shtuar edhe asistimi i qenit antidrogë, i specializuar për konstatimin e lëndës narkotike.
Vazhdojnë veprimet e mëtejshme të transportimit të lëndës narkotike drejt ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com