​Sekretari i PBDNJ-së zgjidhet
kryetar i degës së PD në Himarë

​Sekretari i PBDNJ-së zgjidhet<br />kryetar i degës së PD në Himarë
Andrea Gjoni, Sekretar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules, është  “zgjedhur” kreu i ri i degës së Partisë Demokratike në Himarë.
 
Burime pranë PD-së thanë për Shqiptarja.com se zgjedhja e Gjonit erdhi pas riorganizimit të kësaj dege dhe se ai fitoi me votën e anëtarëve demokratë. Ndërkohë, mësohet se në Kuvendin zgjedhor kanë marrë pjesë vetëm 39 delegatë nga 100 që ka kjo degë, duke mospasur kuorumin e nevojshëm prej të paktën 50 anëtarësh. 

Në përfundim të votimit, Andrea Gjoni ka marrë 27 vota përballë rivalit fiktiv të tij, K. Çetri. Sipas të njëjtave burime, Gjoni ka pasur mbështetjen e kreut të grupit të punës së PD për qarkun e Vlorës, ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.  
 
Ky moment është një tjetër provokim që Partia Demokratike i bën Himarës, pavarësisht se himarjotët e kanë degdisur forcë të tretë politike. Ndonëse pavarësisht kësaj, PD vijon bashkëpunimin në prapaskenë me forcat politike të minoritetit MEGA dhe PBDNJ, duke u fshehur edhe pas protestave kundër prishjes së kioskave në Himarë.
 
Një ditë para se Andrea Gjoni të katapultohej në krye të PD-së, Himarën e ka vizituar eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous,  e cila në një takim me strukturat e PBDNJ-së ka bërë thirrje antishqiptare. Burime të pakonfirmuara nga dega lokale, bëjnë të ditur gjithashtu se Theocharous ka zhvilluar një takim edhe me deputetin e PD-së, Flamur Noka.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik